Dhimbje koke për Piolin, Calhanoglu largohet me paterica nga stërvitja
Në kulmin e entuziazmit si rezultat i shtatë fitoreve në shtatë ndeshjet e fundit, vjen lajmi që askush nuk e priste te Milani: Hakan Calhanoglu është dëmtuar dhe për rrjedhojë nuk do të mund të japë kontribut në takimin e Europa League-s përballë Celtic Glasgow-t.

Mesfushori turk, siç dëshmohet nga "Sky Sport", ka dëmtuar kyçin e këmbës në stërvitje dhe për këtë arsye, për shkak të ndrydhjes së mundshme, s’mund të grumbullohet nga Pioli për ndeshjen e parë të grupeve, në Skoci, kundër Celtic.

Duhet të kryhen testet mjekësore për të kuptuar më qartë se sa kohë do t’i duhet futbollistit për t’u riaftësuar plotësisht. Një problem jo i vogël për Milanin, duke pasur parasysh që me Piolin ish-mesfushori i Bayer Leverkusenit është bërë një njeri i domosdoshëm, si shkatërrues, golashënues dhe asistues.

Calhanoglu u largua nga stërvitja e Milanit me paterica, prandaj tifozët, shokët e skuadrës dhe klubi sigurisht nuk janë shumë optimistë në lidhje me kohën e rikuperimit. Nuk ka shënuar në kampionat, por në ndeshjet e Europa League-s (raundet kualifikuese) Calhanoglu e ka gjetur rrugën e golit katër herë.

Download WordPress Themes Nulled and plugins.SHARE
Shtuar më 20/10/2020, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori