Tomorri i Beratit do të duhet të luajë 4 ndeshje në fushën e tij, por pa praninë e tifozëve. Kjo, pas vendimit të Komisionit të Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe ndëshkimi erdhi për shkak të
sendeve të forta që u hodhën në fushë nga tifozët në ndeshjen ndaj Tiranës.
Gjithçka ndodhi në minutat e fundit të takimit, kur gjakrat u nxehën pasi edhe futbollistët u acaruan me njëri-tjetrin në fushën e stadiumit. Një nga protagonistët e sherrit ishte futbollisti i Tiranës, Renaldo Kalari, i cili u pezullua për 5 ndeshje për shkak të kësaj sjelljeje. Veçse, vetë
Tirana e kishte pezulluar për 4 takime lojtarin e saj për këtë arsye.
Tirana fitoi në Berat 1-0 me golin e shënuar me penallti nga Klodian Duro në pjesën e parë.
Një dënim, veçse më i lehtë, për Vllazninë e Shkodrës. Klubi shkodran u dënua që ekipi i tij ta luajë një ndeshje pa spektatorë në stadiumin “Loro Boriçi”. Kjo për shkak të hedhjes së
sendeve të forta në fushë nga një pjesë e tifozëve, gjë që solli edhe ndërprerje të përkohëshme të ndeshjes ndaj Skënderbeut.
Skuadra korçare e
fitoi atë ndeshje me rezultatin 3-1, ndërsa këto përballje ishin të gjitha të vlefshme për javën e parë të Superligës. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2012,
ora 17:19