Dhuna ndaj arbitrit, ndërpritet përfundimisht ndeshja Besa-Bylis
Besa-Bylisi nuk do të vazhdojë. Pas goditjes së arbitrit, gjyqtarët u futën në dhomat e zhveshjes dhe pak minuta më pas edhe lojtarët e të dyja skuadrave.

Delegati i ndeshjes, Eduard Gjini, pas konsultimit me arbitrat dhe duke parë situatën e nderë në stadiumin e Kavajës, vendosën që kjo ndeshje të mos vazhdojë më.

"Panorama Sport" mëson se anësori Denis Rexha është goditpjesën e qafës me një pjesë të shkëputura të shkallëve që janë me beton në tribunën e amortizuar të stadiumit. Tashmë pritet që Bylisi të fitojë ndeshje në tavolinë.
Shtuar më 13/04/2019, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori