Dhuna në Shkodër, Rama: Do ti japim fund këtij turpi
Pëlqej
Në lidhje me dhunën në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër, një reagim ka ardhur nga kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook.

“Stadiumet në Shqipëri s’mund të jenë më peng i barbarëve! Do bashkëpunojmë ngushtë me FSHF, për t’i dhënë fund histerisë turpëruese të dhunës”, shkruan më tej Rama.

Mësohet se vijon të mbetet e rëndë gjëndja shëndetësore e tifozit shkodran, Ismet Osmani, 40 vjeç, i cili u plagos me thikë pasditen e djeshme gjatë përleshjeve mes tifozerive të Tiranës e Vllaznisë në stadiuminLoro Boriçi”.

Lidhur me këtë çështje, uniformat blu bëjnë me dije se kanë vënë në pranga 12 persona, një person është shpallur në kërkim, ndërsa 41 tifozë ndiqen në gjendje të lirë.

Aktualisht policia po verifikon pamjet filmike të ngjarjes në stadiumin "Loro Boriçi", në ndeshjen Vllaznia-Tirana. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori