Dhuna, Turqia rrezikon Euro 2020 (VIDEO)
Policia turke ka publikuar këtë mesjavë, videot e regjistruara nga forcat e sigurisë gjatë ndeshjes që vendosi titullin kampion në futbollin turk, ku Fenerbahce barazoi me Gallatasarajn, dhe ky i fundit fitoi trofeun. Ndeshja u karakterizua nga episode dhune gjatë dhe pas përfundimit të saj.

Tifozët e Gallatasarajit ishin ndaluar për të marrë pjesë në këtë ndeshje për shkak të një penalizimi të mëparshëm, por kjo nuk i pengoi fansat e Fenerbahces që të hyjnë në fushë, dhe të sulmojnë forcat e rendit.

Kamerat e sigurisë treguan gjithashtu disa tifozë që i vinin flakën makinave të policisë si dhe godisnin me mjete të forta agjentët. Pas dhunës në ndeshjen e së shtunës, policia ka ndaluar 48 persona, por ky incident shihet si një prishje e imazhit të Turqisë, në kulmin e kandidaturave për Europianin 2020.
Shtuar më 16/05/2012, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori