Dhunë në derbin e Beogradit, rishfaqet Ivan Bogdanov (FOTO LAJM)

Ivan Bogdanov
Ndeshja derbi midis Partizanit të Beogradit dhe Crvena Zvezdas është shndërruar në një përleshje masive ditën e djeshme. Dy tifozeritë që njihen për rivalitetin e tyre janë bërë pjesë e një sherri masiv ku nuk kanë munguar të lënduarit.

Pjesë e zënkës kanë qenë edhe fëmijët në stadium.

Policia e ka patur të pamundur të ndalojë përleshjen dhe është dashur ndërhyrja e xhandarmërisë për të qetësuar situatën.

Ashtu si në ndeshjen kundër Shqipërisë apo Italisë në stadium është shfaqur edhe Ivani i "tmerrshëm". Natyrisht që ku ka sherr nuk mund të mungonte ai.

Ivani u shpall i pafajshëm nga drejtësia serbe për ndeshjen kundër Shqipërisë dhe tashmë është sërish në gjendje të lirë. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2015, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori