Dhunohen dy lojtarët e Besëlidhjes, policia procedon dy persona
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Lezhës, ku pre e dhunë ishin dy futbollistët afrikanë të Besëlidhjes, Isac Camara dhe Omar Camara.

Disa të rinj lezhjanë janë konfliktuar me lojtarët në fjalë, duke i sulmuar më pas me shkopinj.

Gjithsesi për këtë ngjarje janë u proceduar penalisht 2 shtetas me iniciale L.K dhe XH.P.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 13.02.2019, nga specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u proceduan shtetasit L.K. dhe Xh.P., pasi në qytet Lezhë, për motive të dobëta kanë goditur fizikisht dhe me mjete të forta dy futbollistë të FC Besëlidhja, Lezhë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tyre ” Dëmtime të tjera me dashje” kryer në bashkëpunim” .

Shtuar më 14/02/2019, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori