"Dhurata", Pep: Faleminderit djema
Për trajnerin Pep Guardiola kjo ishte dhurata më e bukur, ndërsa ai i dha fund aventurës së tij me Barcelonën. Skuadra fitoi Kupën e Mbretit për të, ndaj ai nuk nguroi të falenderoj lojtarët për dhuratën e bërë.

"Djemtë bënë një lojë shumë të mirë dhe nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren. Jam i lumtur për atë që dhanë sot (dje) në fushë dhe për të gjitha momentet që kam kaluar me ata. I falënderoj për dhuratën që më bënë dhe u uroj suksese të tjera. Kjo skuadër ka lojtarë të jashtëzakonshëm, të cilët do të dinë të fitojnë të tjera trofe", u shpreh Guardiola.

Më pas, ai foli për të ardhmen. "Momentalisht, ajo që dua të bëj është që të pushoj. Por të shikoj se sa kohë do më duhet që të jem gati për një sfidë të re", deklaroi tekniku katalanas. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2012, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori