"Dhurata" për ditëlindje, Basha grumbullohet për sfidën me Chievon
Lajme te mira për Migjen Bashën. Mesfushori është grumbulluar me Torinonn në ndeshjen e sotme kundër Chievos. Mesfushori, i cili ka qëndruar për një kohë të gjatë jashtë fushë së lojës, rreth 9 muaj, për shkak të operacionit në këmbë, në një prononcim për mediat kosovare, u shpreh mjaft i lumtur për këtë lajm.

Kurioz është fakti që më dje Migjen Basha festoi ditëlindjen e tij, ku dhurata më e bukur erdhi pikërisht nga trajneri Giampiero Ventura.

"Më ka telefonuar trajneri për të më thënë se jam grumbulluar për ndeshjen ndaj Chievos. Jam shumë i lumtur për këtë fakt. Edhe pse ende nuk jam rikuperuar plotësisht, trajneri më tha se nëse ka nevojë do të më shfrytëzojë për këtë takim", ka thënë futbollisti i Kombëtares shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori