Dhuroi asist spektakolar, Benzema: Ishte i bukur por jo më i rëndësishmi
Më shumë se fitorja e Real Madridit, vëmendjen më të madhe mbrëmë e mori asistimi i Karim Benzema për Casemiron.

Francezi ia pasoi topin shokut të skuadrës nga mbrapa madje as pa e parë me sy atë.

Benzema ka komentuar ndeshjen duke thënë se po përqendrohen maksimalisht dhe ndeshjet po i marrin një nga një.

"Jemi duke i monitoruar ata, mirëpo">mirëpo nuk do të flas për Barcelonën, por ne jemi duke luajtur mirë. Po i marrim ndeshjet një nga një".

"Jemi të lumtur dhe e deshëm fitoren. Ishim të motivuar, morëm tri pikë dhe po shkojmë në shtëpi", ishin fjalët e francezit pas ndeshjes.

Sulmuesi i Los Blancos dhuroi një asistim të mrekullueshëm me thembër për Casemiron, i cili e realizoi golin e fitores.

"Ishte asistim i mirë, mirëpo">mirëpo më e rëndësishmja është se Casemiro e përfundoi si duhet. Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë.

"Për mua, ky është futbolli. Kështu e shoh unë futbollit dhe i bëj gjërat si vijnë. Nuk po e shikojmë Barcën. Secila ndeshje është si finale për ne", ka thënë më tej Benzema.

Real Madrid tashmë është në vendin e parë në tabelën e La Ligas me dy pikë më shumë se Barcelona.
Shtuar më 29/06/2020, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori