Di Francesco merr lajmin e shumëpritur para derbit
Lajme të mira vijnë për trajnerin e Romës Eusebio Di Francescon, në prag të derbit të fundjavës ndaj Lazios.

Mbrojtësi Koastas Manolas u rikthye në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës këtë mëngjes dhe me shumë mundësi ai do të luajë në ndeshjen e mbrëmjes të së shtunës kundër Lazios.

Mbrojtsi u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Frosinones teksa u përplas me Molinaron, duke dalë me barrelë nga fusha.

Ndërkohë Cengiz Under stërvitet i diferencuar dhe me shumë mundësi ai nuk do të jetë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Portos. /albeu.com/

Shtuar më 28/02/2019, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori