Di Francesco i gatshëm për Liverpoolin: Jam i kënaqur me ekipin tim, jemi gati
Pëlqej
Roma arriti të mposhtë në udhëtim Spalin 0-3. Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka mbetur tejet i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Ishte një paraqitje shumë e mirë. Skuadra e menaxhoi për mrekulli ndeshjen”.

“Jam shumë i lumtur për atë që treguan djemtë në këtë takim”, u shpreh Di Francesco.

“Pas përfundimit të pjesës së parë lojtarët ishin të zhgënjyer që shënuan vetëm një gol. Është ndjenjë e mirë kur ke një ekip që prodhon aq shumë raste”.

Trajneri italian foli edhe për sulmuesin Patrick Schick që arriti të shënoj gol.

“Është shumë i rëndësishëm për ne Schik. Ka punuar shumë dhe goli do t’i ndihmojë në të ardhmen. Ka kualitete të mëdha”.

E krejt në fund, Di Francesco foli për rivalin e ardhshëm që është Liverpooli në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Deri më tani nuk kemi menduar për Liverpoolin. Tani fokusohemi në ndeshjen në Anfield pasi duam të bëjmë mirë”, përfundoi trajneri italian. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2018, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori