Di Francesco: Kam mbështetjen e lojtarëve dhe tifozëve
Eusebio Di Francesco është i bindur se tifozët dhe lojtarët janë në mbështetje të tij. 49 vjecari deklaron se ai është mësuar që të përballet me situata ku spekulohet për largim, shkruan Albeu.com.

"Daniele De Rossi nuk arriti të kryejë gjithë stërvitjen, por ai mori pjesë. Unë e dua atë që të jetë me ekipin dhe ai dëshiron që të jetë me mua”.
“Lojtarët janë përkrah meje, por në kohë të ndryshme dikush dëshiron të shkaktojë destabilizim. Më shumë se ata të më japin mua ndonjë gjë, duhet që unë t’u jap atyre".

"Jam mësuar me situata duke u përballur me momente të ndryshme, e jo të largohem dhe t’u iki momenteve të caktuara. Tifozët mund të jenë ose jo të kënaqur, por unë vazhdoj të pres përkrahje të madhe. Unë e kuptoj se kam vend të mrië në zemrat e tifozëve”.

"Ka kohë që mund të zhgënjehemi, por mendoj se të gjithë duhet të jemi optimist dhe unë po tentoj që të analizoj ndeshjet e ndonjë gol të pësuar për të kuptuar më shumë rreth problemeve që kemi”, deklaroi Di Francesco.

Ndërkohë Roma të dielën përballet me Genoan, teksa synon fitoren për tu afruar me vëndin e 4. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2018, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori