Di Francesco: Përballemi me një kundërshtar shumë agresivë
Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco gjatë konferencës është cilësuar si një vizionar europian, ku ka përdorur ironinë gjatë përgjigjëve dhe ka qartësuar disa gjëra për Romën.

“Përballemi me një kundërshtar shumë agresivë. Ata kanë kualitete të mëdha, është një skuadër që ka të gjitha aftësitë për të shënuar sidomos në vertikalizime”, tha fillimisht ai.

“Ne kemi ardhur këtu të luajm futboll, ta imponojmë lojën tonë, ti shohim dobësitë e tyre dhe mos të biem në grackën e tyre. Diferencat do të ndodhin në dy ndeshjet për 180 minuta. Ne kemi koncept të lojës sonë dhe mentalisht jemi të fuqishëm. Shpresojë që këtë mentalitet ta sjell nesër në fushë”, u shpreh ai.

Për të, Salah është kundërshtari më i vështirë për ta ndalur. “Por ne nuk mund të mendojmë për një lojtarë, Liverpool nuk e ka vetem Salah por edhe tre lojtarë të tjerë sulmues dhe kjo nuk është gjë e vogël”, përfundoi Di Francesco. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori