Di Francesco pranë shkarkimit, Panucci kanditat për stolin e Romës
Di Françesko është në fije të perit dhe vetëm një kualifikim në Portugali mund ta shpëtojë. Menjëherë mediat italiane kanë bërë aludimet se kush mund të jetë ai që do ta zëvendësojë në rast të një dështimi në Ligën e Kampionëve.

"Sky Sport" ka listuar emrat që mund ta zëvendësojnë. 3 janë pistat më të besueshme, Paolo Soza, i cili më parë ka drejtuar Fiorentinën, Roberto Donadoni dhe i treti është Kristian Panuçi. Trajneri i kombëtares sonë cilësohet si një kandidaturë e fortë për të marrë stolin e ish-ekipit të tij.

Megjithatë ai ka një kontratë me FSHF-në dhe i duhet të zgjidhë atë më parë. Kjo nuk është hera e parë që Panuçi lakohet për një kalim te Roma, pasi ka ndodhur edhe më parë, duke parë se çfarë përfaqëson për klubin.

Shtuar më 05/03/2019, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori