Di Francesco te Milani ? Reagon Leonardo
Lajmi orët e fundit se Eusebio Di Francesco do të marrë drejtimin e Milanit i ka hedhur poshtë drejtori i përgjishëm i klubit kuq-e zi Leonardo.

Leonardo deklaroi se nuk ka në plan, nuk ka folur dhe nuk do të flasë me ish-trajnerin e Romës, pavarësisht se si do të shkojë puna në kampionat.

Me arritjen e vendit të katërt, që siguron Championsin, ndryshojnë shumë gjëra edhe sa i takon stolit kuqezi.

Për momentin, të gjithë emrat që dalin në shtyp, janë thjesht në kuadrin e hipotezave.

Shtuar më 09/05/2019, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori