Di Francesko pranë shkarkimit nga Roma
Trajneri Romës Eusebio Di Francesko i ka ditët e numuruara tek verdhekuqtë, pas barazimit dramatic 2-2 ndaj Cagliarit, shkruan Albeu.com.

Mediat në Itali bëjnë të ditur se Monchi po punon për të gjetur pasuesin ideal të Di Franceskos.

Bëhet fjalë për Vincenzo Montellën, i cili ka luajtur me Romën dhe e njeh mirë ambientin kryeqytetas, por edhe për Paolo Sousën, i cili ka drejtuar për pak kohë Fiorentinën dhe është njohës i mirë i kampionatit italian.

Megjithatë, para se të kalohet te momenti i përzgjedhjes, duhet pritur sfida me Genoan, pasi një fitore bindëse e verdhekuqve, do të rriste kreditet e Di Francescos në stolin e Romës, të paktën deri në fund të vitit. /albeu.com/

Shtuar më 09/12/2018, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori