Di Maria: Mora vendimin e duhur që nuk iu bashkova Barcelonës
Angel Di Maria ka pranuar se është i kënaqur me vendimin e tij për të mos iu bashkuar Barcelonës kur tentuan ta blejnë atë nga Paris Saint-Germain tre vite më parë.

Anësori i Argjentinës iu bashkua PSG-së nga Manchester United në vitin 2015, por është lidhur me një kthim në Spanjë pasi Neumar u transferua në Francë për çmimin rekord 222 milionë euro në vitin 2017.

Katalunasit përfunduan duke e blerë Ousmane Dembelen nga Borussia Dortmundi pasi dështuan tentimet për Di Marian dhe ish futbollisti i Real Madridit është i lumtur që klubi nuk e shiti.

Di Maria ka bërë 217 paraqitje për PSG-në, ka shënuar 81 gola.


Shtuar më 06/06/2020, ora 08:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori