Angel Di
Maria nuk do ti
bashkohet ish shokut të tij të skuadrës, Cristiano
Ronaldo te
Juventusi, pavarësisht se portugezi e kërkoi atë në skuadrën e tij të re.
Sipas "Don Balon",
Ronaldo raportohet se dëshiron të ribashkohet me argjentinasin në Torino, por anësori i PSG disa ditë më parë nënshkroi kontratë të re me klubin e tij.
Kjo ka bërë që të ndërpriten thashethemet se ai do të kalojë në Juventus janë të pasakta.
Di
Maria sot po ashtu shprehu dëshirën e tij që të pensionohet me Rosario Central kur ai do të largohet nga Parisi, duke theksuar se pas PSG nuk do të luajë më për ndonjë klub europian.
Shtuar më 05/11/2018,
ora 18:15