Di Maria: Qëndrova te Reali për Ronaldon
Pëlqej
Blerja më e shtrenjtë e Manchester United për këtë merkato vere, Angel Di Maria ka bërë një deklaratë të fortë teksa është shprehur se nuk u largua nga Real Madrid që verën e shkuar për shkak të miqësisë me yllin portugez Cristiano Ronaldo. Argjentinasi përflitej për një largim nga "Santiago Bernabeu" që verën e vitit 2013, por, në fund qëndroi për shkak të "Topit të Artë 2013".

"E vërteta është se kam raport të shkëlqyeshëm me Cristiano Ronaldon dhe qëndrovanë Madrid sezonin e shkuar për shkak të tij", deklaroi Di Maria për "ESPN Radio".

"Jam larguar nga Reali në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar "La Decima"-n. Në letrën e lamtumirës, e kam thënë se si jam ndjerë nga dita e parë në Bernabeu. Jam mirënjohës për Manchester United që përmbushi kërkesën e Real Madrid. Por, nuk ndjej presion shtesë që jam futbollisti më i shtrenjtë në Premierligë", përfundoi argjentinasi.

Angel Di Maria kaloi te Manchester United për shumën rekord të 78,5 milionë eurove. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori