Di Maria refuzoi ti bashkohej Barcelonës pas këshillës që mori nga ish miku i tij në Madrid
Pëlqej
Angel Di Maria apo ish lojtari i Real Madridit ishte shumë i lidhur me një transferim të mundshëm në skuadrën e Barcelonës këtë afat kalimtar veror.

Por nëse do ta ndodhte një transferim i tillë, Di Maria do të humbte plotësisht respektin nga tifozët e Real Madridit për arsye të armiqësisë që kanë ndaj skuadrës Katalunase, përcjell Albeu.com.

Sipas disa burimeve të fundit nga gazeta sportive spanjolle ‘Don Balon’, ishte lojtari Madrilen, Cristiano Ronaldo ai që këshilloi lojtarin argjentinas mos ti bashkohej Barcelonës pasi sipas Cristianos ai menjëherë do të humbaste imazhin e tij në Bernabeu dhe respektin nga tifozët e Real Madridit për kohën që ka luajtur në klubin Madrilen. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori