Di Maria rinovon me PSG
Ylli argjentinas që aktivizohet me skuadrën e Paris Saint Germain në Francë, Angel Di Maria duket se do të vazhdojë karrierën e tij në Ligue 1. Sipas mediave francize, argjentinasi ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit francez për rinovimin e kontratës edhe për dy sezone të tjera. Kujtojmë që kontrata aktuale e Di Maria skadon në vitin e ardhshëm dhe lojtari pritet të qëndrojë në skuadër deri në vitin 2021.

Mesfushori u transferua te Paris Saint Germain në vitin 2015 nga skuadra e Manchester United për shifrën e 63 milionë eurove. Ai gjithashtu është ndër lojtarët kryesore edhe te kombëtarja e Argjentinës. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2018, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori