Di Maria sulmon Perez-in: Nuk doja të ikja nga Reali
Pëlqej
"Nuk doja të ikja nga Madridi por është normale të shikosh përreth nëse kjo është zgjedhja e klubit". Angel Di Maria i përgjigjet deklaratës së djeshme të presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, që sulmoi argjentinasin para mediave: "Kërkonte më shumë se Cristiano Ronaldo".

Nëpërmjet "Marca"-s, Di Maria kundërpëgjigjet: "Me Florentinon nuk kisha raporte shumë të mira ndërsa me Ronaldon ishim miq. Kur po diskutohej rinovimi im, unë nuk isha prezent. Mund të thonë çfarë të duan por gjatë qëndrimit tim në skuadër arkat e klubit përfituan shumë miliona falë fitoreve në fushën e lojës. Për Ronaldon nuk mund të flas përveç se mirë, ka qënë përherë mbështetësi im dhe nuk e di se sa fiton te Reali. Ditën e finales së Kupës së Botës mua më erdhi një letër nga Real Madrid ku shkruhej të mos luaja se isha i dëmtuar". /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori