Di Maria tregon arsyen e dështimit te Manchester United
Angel di Maria qëndroi te Manchester United vetëm një sezon në vitin 2014 20115 dukë shënuar vetëm 3 gola në 27 ndeshje, teksa u ble nga Reali i Madridit për shifrën e 67 milion eurove.

Di Maria beson se mund të kishte bërë paraqitje shumë më të mirë nëse trajneri Van Gaal, i cili kritikohej mjaft shumë për stilin e lojës së tij, do t’i kishte dhënë atij më shumë liri për ta shprehur veten në fazën e sulmit.

"Unë qëndrova vetëm për një vit. Nuk ishte periudha më e mirë në karrierën time, ose më mirë të them nuk m’u lejua të kaloja më së miri atje. Kishte situata të komplikuara me trajnerin nganjëherë”, ka deklaruar Di Maria për France Bleu.

Di Maria do të kthehet sërish në Old Trafford për fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, ku Manchester Unitedi do të përballet me Paris Saint-Germainit. /albeu.com/

Shtuar më 16/01/2019, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori