Di Maria tregon fituesin e "Topit të Artë", nuk është Neymar
Mesfushori i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria, beson se "Topin e Artë" do ta fitojë miku i tij i skuadrës, Kylian Mbappe.

Megjithëse lista e kandidatëve publikohet me datë 9 tetor, Di Maria thotë se Mbappe një ditë do të jetë fitues i çmimit prestigjoz.

“Nëse ai vazhdon në këtë nivel, ai mund ta fitojë atë në çdo vit”, ka thënë fillimisht Di Maria për programin Telefoot të TF1.

“Ne shohim në secilën nga ndeshjet e tij potencialin që ai ka – ai e shfrytëzon atë çdo herë, edhe pese është vetëm 19 vjeç” ka deklaruar argjentinasi. /albeu.com/

Shtuar më 30/09/2018, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori