Di Marzio e bëri fakt të kryer transferimin tek Milani, shikon si reagon Benzema ndaj tij (FOTO LAJM)
Karim
Benzema ka reaguar ndaj lajmeve se sulmuesi është shumë pranë transferimit tek
skuadra e
Milanit.
Ai ka përgënjeshtruar ekspertin e merkatos, Gianluca Di Marzion, pasi gazetari postoi lajmin se
Benzema do t’i bashkohet
Milanit në këtë merkato verore.
“Ju jeni ai që ka nevojë për të ndryshuar punën”, shkruan
Benzema në rrjetin social, Instagram.
“Di
Marzio, ti je ai që ke nevojë të ndryshosh vendin e punës. Gënjeshtar”, vazhdon
Benzema.
Në mbrëmjen e djeshme është raportuar se ndërmjetësuesit e Benzemas ishin prezent në Milano dhe ata kanë arritur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit francez në Itali tek
skuadra e "Djallit". /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2018,
ora 17:45