Di Marzio: Igli Tare është drejtori më i mirë sportiv
Eksperi i merkatos, Gianluca Di Marzio thotë se Igli Tare është drejtori sportiv më i mirë në Serie A.

Gazetari italian ka lavdëruar punën e madhe të ish-sulmuesit të Kombëtares shqiptare që po bën te Lazio.

"Për mua Igli Tare është drejtori më i mirë sportive në Itali. Edhe pse nuk ka një buxhet të madh ai arrin të bëjë një merkato me strategji dhe nuk merr lojtar vetëm sa për t’i marrë", ka thënë Di Marzio në Sports Show.

"Ai e ndjek lojtarin gjatë gjithë vitit dhe më pas e merr atë nëse është i përshtatshëm për klubin dhe sistemin", vazhdoi italiani.

Kujtojmë që Tare ka qenë i nominuar në listën e ngushtë për Drejtorin Sportiv më të mirë në Evropë.
Shtuar më 26/10/2020, ora 08:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori