Di Marzio zbulon të ardhmen e Arlind Ajetit
Pëlqej
Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, mund jetë pjesë e Crotones edhe në Serinë B.

Mediat italiane raportojnë se skuadra që ra nga Serie A është me bisedime me Torinon, e cila disponon kartonin e Ajetit.

Mbrojtësi 24-vjeçar ishte pjesë e Crotones sezonin e kaluar ku u aktivizua 21 ndeshje titullar.

Pavarësisht se nuk arriti të siguronte dot mbijetesën, klubi italian kërkon të ketë shërbimet e shqiptarit edhe në Serinë B.

Me shumë gjasa në sezonin e ardhshme do të aktivizohet te Crotone në Serinë B, e cila do të tentojë rikthimin në elitën e futbollit italian. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2018, ora 21:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori