Di Matteo "kërcënon" Juven: Do sulmojmë
Chelsea do të rikthehet të luajë në Champions League pas suksesit të madh në "Allianz Arena" katër muaj më parë dhe përballë do të ketë Juventusin.

Trajneri i "Bluve" të Londrës, Roberto Di Matteo, nënvizon se lojtarët e tij nuk janë ngopur nga triumfi i sezonit të shkuar ndaj Bayern Munchen në Champions.

"Kur luan për një klub të madh si Chelsea kërkon gjithmonë fitoren. Objektivi është gjithmonë i njëjti. E di që Juventusi ka shumë ndeshje pa humbje radhazi dhe është një ekip i rrezikshëm. Kanë shumë cilësi dhe një përzierje mes të rinjve dhe lojtarëve me eksperiencë", deklaroi tekniku italian.

"Pres një Juventus që do përpiqet të imponojë lojën, por ne duhet ta sulmojmë sepse luajmë në shtëpi", përfundoi Roberto Di Matteo. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2012, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori