Di Matteo për Donis Avdiajn: Eshtë sulmues që ka cilësi të mëdha
Trajneri i Schalke 04, Roberto di Matteo është i qartë sa i përket futbollistit shqiptar, Donis Avdiaj.

Donis është një lojtar i ri, që ka cilësi të mëdha. Një sulmues, e di gjithmonë se ku fshihet goli”, citohet ai nga portali Schalke-news.de, i afërt me klubin gjerman.

Talenti shqiptar është huazuar te Sturm Graz në Austri duke shënuar 3 gola në ndeshjet e fundit.

Te Schalke 04 është hapur diskutimi, nëse ai duhet të kthehet në shtëpi në fund të sezonit, apo jo?

Shefi i trajnerëve Roberto di Matteo: “Ne do të vlerësojmë zhvillimin e tij dhe në fund të sezonit do të flasim se, çfarë është e mirë për djaloshin dhe për të”.

Drejtori i Përgjithshëm i Schalke 04, Horst Heldt shton: “Ai po luan nga fillimi, po tregohet shumë i disiplinuar. Po shënon”.

Mungesa e një komunikimi jo të mirë me mediet dhe aksidenti me makinën e tij 150 mijë euro (Mercedes SL 63 AMG), që u shfrytëzua për keq nga mediet, e detyruan Schalke të vendosë për huazimin e talentit shqiptar te Sturm Graz, atje ku Donisi po shkëlqen.
Shtuar më 13/04/2015, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori