Diarra dhe Baptista mbeten në Real
Albeu.com
Edhe pse spekulohej se Diarra dhe Baptista janë në listën e futbollistëve të cilët do të largohen nga Klubi Mbretëror, informatat e fundit thonë se Schuster nuk dëshiron t’i lëshojë ata.Trajneri i Real Madridit, Berndt Schuster, nuk do t’i shesë Mahamadou Diarran dhe Julio Baptistan.

Edhe pse spekulohej se Diarra dhe Baptista janë në listën e futbollistëve të cilët do të largohen nga Klubi Mbretëror, informatat e fundit thonë se Schuster nuk dëshiron t’i lëshojë ata.

Sipas AS, Schuster ka biseduar me Predrag Mijatovicin në lidhje me planet e transferimit për afatin kalimtar të verës, dhe janë marrë vesh që futbollisti brazilian dhe Diarra duhet të jenë pjesë e skuadrës madrilene edhe në sezonin e ardhshëm.
Shtuar më 28/05/2008, ora 18:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori