Një nga drejtuesit e Milanit, Frederic
Massara, gjatë një interviste për mediat italiane deklaroi se klubi ka nisur bisedimet me Real Madrid për të mbajtur në
skuadër Brahim
Diaz, i cili është transferuar te kuqezinjtë në formë huazimi.
52-vjeçari pohoi se të gjithë në
skuadër janë shumë të kënaqur me punën e 21-vjeçarit, i cili është ambientuar shumë mirë duke realizuar tre gola dhe një asist mes kampionatit dhe Europa League në 11 paraqitje me fanellën kuqezi.
Massara shtoi se klubi beson shumë te aftësistë e spanjollit dhe se do të bëjë maksimumin për t’ia shkëputur futbollistin Realit të Madridit.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 20:35