Diaz zbulon arysen përse zgjodhi Real Madridin
Lojtari më i ri i Real Madridit, Brahim Diaz, ka bërë të ditur se në mendjen e tij e kishte vetëm një klub dhe për këtë arsye vendosi të largohej nga Manchester City për t’iu bashkuar skuadrës së “Los Blancos”.

19-vjeçari i talentuar, i cili është krahasuar me Lionel Messin, ka qenë pjesë e akademisë së Manchester Cityt që nga viti 2013, kur u transferua nga Malaga. Gjatë kohës së fundit, ai ishte shumë afër për ta zënë një vend në ekipin e parë të Pep Guardiolës.

“Sot është dita më e rëndësishme në jetën time. Të vetmet tri opsionet që unë i dëshiroja ishin të luaja për Real Madridin, të luaja për Real Madridin ose të luaja për Real Madridin. Kam ëndërruar të luaj për këtë skuadër që kur isha fëmijë”, ka thënë Diaz në konferencën për shtyp. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2019, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori