Didier Deschamps është favorit për stolin e Juventusit
deschamps 0
Sipas të përditshmes italiane, Tuttosport, Didier Deschamps dëshiron ta përfundojë punën që e kishte lënë në gjysmë në vitin 2007 kur dhe e ngjiti në Serinë A "Zonjën e Vjetër".

Lajmi për mundësinë që Deschamps ta zëvendësojë Allegrin vjen vetëm një ditë para se presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, të takohet me vetë Allegrin për ta diskutuar të ardhmen e tij në klub.

Ndëërkohë Deschamps ka kontratë me Francën deri më 21 korrik të vitit 2020 por ideja për të drejtuar Juventusin e josh francezi i cili dhe më parë si lojtar ka mbajtur veshur fanellën bardhezi. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2019, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori