Diego Costa: Gati edhe për Chelsean, edhe për Spanjën
Diego Costa nuk beson se do të ketë një përplasje në distancë mes Jose Mourinhos dhe Vicente Del Bosques për shkak të formës së tij fizike. 26-vjeçari luajti për 90 minuta në transfertën e Champions league me Sportingun e Lisbonës, edhe pse para këtij takimi tekniku portugez ishte shprehur se në stërvitje lojtari i tij nuk mund të bënte asgjë për shkak të shqetësimeve në bicepsin femoral.

Mourihno është shprehur gjithashtu se Diego Costa nuk mund të luajë 2 ndeshje në javë, por nga ana tjetër këmbëngul se do ta aktivizojë titullar edhe ndaj Arsenal-it në fundjavë, ndërkohë që Spanja do të luajë dy sfida eliminatore më Sllovakinë dhe Luksemburgun më 9 dhe 12 Tetor.

"Nuk mendoj se do të ndodhë diçka e tillë. Luajta për 90 minuta dhe mendoj se jam Ok. Gjatë javës kam punuar shumë në palestër pasi ndieja shqetësime", është shprehur braziliano-spanjolli.

Ish-sulmuesi i Atletico Madrid u bë shkak i përplasjeve mes Konfederatës të Futbollit Brazilian dhe Federatës Spanjolle të Futbollit për shkak të vendimit të tij për të luajtur me La Rojan, edhe pse më parë ishte aktivizuar në dy takime me Seleçaon, një temë kjo që tashmë i përket së shkuarës.

"Mjaft kam dëgjuar për këtë çështje, tani duhet të më lini të qetë që t’i bëj gjërat si duhet me përfaqësuesen e Spanjës. Kjo është ajo që kam më shumë nevojë, të jem në formën e duhur për të ndihmuar La Rojan", vijoi Costa.

Diego Costa e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer karrierën te Chelsea, duke shënuar 8 gola në 6 ndeshjet e para në Premier League. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori