Diego Costa në Serinë A, u vetofrohet dy ekipeve
Diego Costa mesa duket nuk bën pjesë në planet e Contes, ndaj dhe është në kërkim të një skuadre të re për sezonin e ri.

Menaxheri i futbollistit, Jorge Mendez, e ka kuptuar prej kohësh që një nga klinetët e tij më të rëndësishëm duhet të gjejë një tjetër ekip, pasi nuk mund të qëndrojë gjatë gjithë sezonit në stol.

Për këtë arsye Mendez ka telefonuar drejtuesit e Interit por edhe të Napolit, për të kuptuar nëse janë të interesuar për numrin 19 të “Bluve të Londrës”.

Portugezi beson se Costa mund ta zëvendësojë më së miri të larguarin te Juventusi Gonzalo Higuain, ndërsa te zikaltërit do të merrte vendin e Icardit, sigurisht nëse sulmuesi argjentinas vendos të largohet nga Interi.

Shtuar më 06/08/2016, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori