Diego Costa te Spanja, FIFA e bllokon
Pëlqej
Vincente del Bosque donte ta grumbullonte sulmuesin e Atletico Madrid, Diego Costa, për dy ndeshjet e radhës eleminatore kundër Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë. Në të shkuarën, ai ka luajtur pesë minuta në një ndeshje jo zyrtare me Brazilin, gjithsesi Federata Spanjolle e Futbollit i bëri një kërkesë FIFA-s, për të lejuar që 24-vjeçari të aktivizohet me iberikët, duke iu referuar edhe rregullores.

Gjithsesi, Federata braziliane protestoi ashpër ndaj kësaj lëvizjeje, që në fakt ka dhënë frytet e veta. Dje, organi drejtues i futbollit ka komunikuar se Diego Costa nuk mund të grumbullohet me Spanjën, pasi çështja e tij i ka shkuar Arbitrazhit Sportiv dhe pritet një përgjigje përfundimtare. Deri atëherë, lojtari mund të luajë vetëm me Brazilin, por jo me ndonjë përfaqësuese tjetër.

Gjithësesi, vetë futbollisti i ka komunikuar trajnerit të Spanjës se dëshiron të luajë vetëm me këta të fundit dhe, në rast ftese nga "Seleçao", do e refuzojë atë. Ai ka shprehur publikisht zhgënjimin që nuk është grumbulluar më parë nga Brazili, pavarësisht se po bënte paraqitje shumë të mira në La Liga, me fanellën e "Los Colchoneros". /albeu.com/



Shtuar më 04/10/2013, ora 18:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori