Diego: Dua të luaj në Itali
Albeu.com
Para ndeshjes së sotme ndaj Interit, mesfushori i Werderit, Diego, ka zbuluar se në të ardhmen ai dëshiron që të luajë për ndonjë klub në Serie A.Diego ka pranuar se në të kaluarën ka pasur kontakte me ekipe nga Serie A dhe thotë se për momentin është i kënaqur në Werder, por ka theksuar se në të ardhmen do të dëshironte të luajë në Itali.

“Mund të them se kisha kontakte me klube nga Serie A, por unë kam marrëveshje me Werderin dhe për momentin mendoj vetëm për klubin tim”, ka thënë braziliani.

“Nëse ndonjë ditë do të luaja në Itali? Ndjehem mirë në Bremen, por sigurisht që në të ardhmen do të dëshiroja të luaj në Serie A”, ka shtuar braziliani.
Shtuar më 01/10/2008, ora 18:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori