Diego Forlan, "Tevezi" i Inter
“Jemi të zhgënjyer. Duam të bëjmë paraqitje të mira, mirëpo nuk po ia arrijmë qëllimit. Presidenti, në përfundim të pjesës së parë, erdhi në dhomat e zhveshjes dhe na karikoi, por këtë vit asgjë nuk po na ecën. E dinim që do ta vuanim lodhjen e takimit të së martës, sidomos në pjesën e dytë. Gabuam edhe penalltinë, sepse ndoshta takimi mund të kishte përfunduar ndryshe po ta kishim finalizuar”.

Claudio Ranieri e ka komentuar me keqardhje sfidën e përfunduar në barazim pa gola me Atalantën, e zhvilluar pasditen e djeshme në “San Siro”. “Tani edhe për respekt të tifozëve duhet të fokusohemi ndeshje pas ndeshje. Grupi është kompakt. Edhe pse porta e dhomës së zhveshjes është e mbyllur, nuk po ndodh asgjë", ka thënë më tej numri një i pankinës zikaltër.

"Forlan nuk donte të luante? Nuk është se Diego refuzoi të zbriste në fushë, thjesht po diskutonim për diçka taktike, ndaj ju siguroj se nuk ka asnjë mosmarrëveshje mes nesh. Analizat për fat të keq janë të njëjta për të gjitha ndeshjet. Krijojmë raste dhe më pas gabojmë, duhet të jemi më vendimtarë pranë portës dhe më të vendosur. Ky vit është negativ, edhe pse lojtarët nuk lëshojnë asnjë centimetër. Ka sezone kur gjithçka shkon mirë dhe sezone si ky kur gjithçka shkon keq. Kemi gabuar penallti, por gjëra të tilla ndodhin në futboll. E rëndësishme është që ne nuk kemi ndërmend të dorëzohemi. Nuk mund të lëmë gjithçka dhe të shkojmë në shtëpi”, përfundoi Claudio Ranieri. /albeu.com/

Shtuar më 19/03/2012, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori