Diego Lopez te Milan para Superkupës
Pëlqej
Edhe pak ditë dhe Diego Lopez do të vishet kuqezi. Sipas "Marca", transferimi i portierit 32-vjeçar te Milan është pothuajse i kryer. Dy miqtë e vjetër Adriano Galliani dhe Florentino Perez kanë gjetur akordin mbi bazën e 2.5 milionë eurove në sezon, ndërsa "Djalli" është i gatshëm të plotësojë të gjitha dëshirat e spanjollit.

Reali do të zgjidhë këtë çështje brenda të martës, datë kur kampionët e Europës do të ndeshen në Cardiff me Sevillan për trofeun e Superkupës së Europës.

Në atë takim pritet që Carlo Ancelotti të hedhë në fushë Iker Casillas, ndërsa Keylor Navas do të jetë në stol. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori