Diego Milito "nxit" Lautaron ti bashkohet Barcelonës
Sulmuesi i Inter, Lautaro Martinez, vazhdon të jetë interesi primar për skuadrën e Barcelonës, me merkaton e verës që po afron.

Lidhur me gjithë situatën e krijuar nëpër medie ka folur edhe Diego Milito, argjentinasi që dikur luante me Inter dhe fitonte Ligën e Kampionëve.

Sipas Milito, mundësia e Lautaro për të luajtur te Barcelona, krah Lionel Messi, është një mundësi e shkëlqyer.

"Ai është tek Inter, sepse është lojtar i madh", ka thënë Milito për ‘Movistar’.

"Ai është mirë me Nerazzurri, por loja te Barcelona, me Messi, do të jetë një mundësi e shkëlqyer", ka shtuar argjentinasi.

"Kam dëgjuar shumë zëra dhe nuk e di çfarë do të ndodhë. Lautaro është i kompletuar, ai po bën gjëra të mira", ishin fjalët e Milito.

Milito ishte pjesë e skuadrës së artë të Inter, madje eliminonte Barcelonën e Guardiolas, në Ligën e Kampionëve.
Shtuar më 04/05/2020, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori