E FUNDIT/ Aksident në Lezhë, makina përplas të riun
Diego Simeone lëvdëron golin e Antoine Griezmann ndaj Romës (VIDEO)
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka lëvduar golin e Antoine Griezmann ndaj Romës.

Ai u shpreh se ekipi i tij e ka obligim ta mposhtë Chelsean, por se duhet që të shpresojë në gabim të Romës.

“Ky ekip ka shumë zemër. Ne kemi pasur përgjegjësi që të fitojmë dhe ja kemi dalë”.

“Ishte ndeshje e jashtëzakonshme, një gol i jashtëzakonshëm me përfshirje të mirë sulmuese nga i gjithë ekipi. Shpresoj se ky është fillimi i aleancës me golin”.

“Ne kemi obligim ta mposhtim Chelsean në Londër, por Roma po ashtu ka Qarabagun në fushën e vet”.

“Ne ja kemi lejuar vetes të shpresojmë për kualifikim. Së pari është në dorën tonë, ta fitojmë ndeshjen tonë, më pas e shohim ku na çon fati”, deklaroi Simeone pas ndeshjes. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2017, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori