"Diktatori" Van Gaal, ndalohen celularët!
Pëlqej
Që Louis Van Gaal është një trajner "diktator" kjo dihej edhe më parë, por "Kodi i Sjelljes" që holandezi ka hartuar për futbollistët e Manchester United nuk ka fjalë për tu përshkruar. Rregulli më i fundit i tij ka të bëjë me telefonat celularë që, sipas "Daily Mail", janë të dnaluar mbrëmjen para ndeshjes.

RREGULLAT - Përveç celilarëve, ditën kur do të luhet ndeshja është rreptësisht e ndaluar të vish me vonesë në mëngjes, përndryshe përjashtohesh nga formacioni. Në qëndrën stërvitore të "Djajve të Kuq" Van Gaal ka vendosur një sërë kamerash që në total kapin një shifër prej 500 mijë sterlinash.

PROBLEMI - Sipas asaj që shkruan "Daily Mail", pavarësisht rregullave shumë të ashpra Manchester United nuk ka fituar asnjë prej tre ndeshjeve të para të sezonit. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori