Këta dy fëmijë që dje shoqëronin yjet, sot eleminojnë Juventusin nga Champions
Të martën mbrëma Ajax-i bëri mrekullinë duke eleminuar Juventusin nga Champios League.

Por Një kuriozitet interesant është publikuar pas ndeshjes.

Pak vite më parë, Juventusi përballej me Ajax-in në fazën e 1/32-ave në Ligën e Europës, në një ndeshje që fituan italianët.

Në fillim të ndeshjes, kur skuadrat rreshtohen dhe dëgjohet himni, Buffon dhe Marchisio, kishin me vete dy fëmijë, të cilët pak vite më vonë do t’i njihte e gjithë Europa.

De Ligt dhe Onana, ishin dy fëmijët që përcollën dy legjendat e Juventusit na atë sfidë ku “Zonja” fitoi ndërsa për çudi të fatit, po ata tjem, mbrëmjen e së martës eliminuan Juventusin nga Champions League.
Shtuar më 18/04/2019, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori