Dikur refuzoi Shqipërinë, sot lë Austrinë për Kosovën
Ylli Sallahi është një prej futbollistëve që mund të lërë Përfaqësuesen U-21 të Austrisë për t’iu bashkuar Përfaqësueses A të Kosovës.

“Përfaqësuesja e Austrisë është në rrezik. Lojtari i ekipit U-21, Ylli Sallahi mund të vendosë të luajë për Kosovën. Futbollisti i Karlsruhe ka vendosur kontakte me FFK-në”, ka shkruar portali austriak, sportnet.at.

Sallahi zgjodhi Austrinë para Shqipërisë, por tashmë gjërat mund të ndryshojnë, pasi ai mund ta zgjedhë Kosovën.

Përveç futbollistit nga Skenderaj, Austria ka humbur edhe një lojtar. Bëhet fjalë për Sinan Bytyqin, i cili la Austrinë U-21 për t’iu bashkuar Kosovës.

Mbrojtësi i krahut ka qenë pjesë e Akademisë së Bayern Munichut, ndërsa nga viti 2015 luan te Karlsruher.
Shtuar më 14/09/2016, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori