Dilemat e Spallettit për sfidën ndaj PSV
Skuadra e Interit do të luajë këtë të mërkurë ndeshjen e dytë në grupin B përballë PSV Eindhoven. Zikaltërit do të luajnë në transfertë përballë një kundërshtari që ka treguar nivel në kampionatin holandez.

Sidoqoftë zikaltërit kanë gjetur formën e munguar duke arritur katër fitore radhazi dhe u ngjitën në vendin e katër në kampionat. Në prag të kësaj përballje, dilemat e trajnerit Luçiano Spalleti shtohen së tepërmi sidomos në fazën mbrojtëse. Në të majtë të prapavijës do të aktivizohet mbrojtësi Asamoah pasi mbrojtësi tjetër Dalbert është lënë jashtë listës së championsit.

Sa i përket krahut të djathtë, ka balotazh mes D’Ambrosios dhe Skriniarit. Ndërkohë që majën e sulmit do të udhëheq Mauro Ikardi duke ulur në stol Martinez. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2018, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori