Dinamo bëhet me trajner të ri, pritet kthesa nga 18 herë Kampionët e Shqipërisë
Fabrizio Kamarata, trajneri i ri i skuadrës së Dinamos ka mbërritur në kryeqytet dhe sot është takuar me skuadrën e tij të re, por edhe me tërë drejtuesit e klubit blu.

Kamarata që ka një karrierë të pasur si lojtar synon që të ketë një ecuri mjaft të mirë me blutë, ndërsa tashmë do të nisë punën.

Dinamo synon që të sigurojë mbijetesën, e njëkohësisht të gjithë lojtarët aktualë janë në nominim dhe nga sa bëhet e ditur, projekti për rikthimin e Dinamos në futbollin e madh pritet që të nisë me shumë gjasa që në dhjetor.

Pritet që të ruhet “bërthama” me ata lojtarë që mendohet se do t’i shërbejnë projektit, e njëkohësisht do të ketë merkato, ndoshta jo vetëm nga tregu vendas me synim ndërtimin e një ekipi në pjesën e dytë të sezonit që të mos e diskutojë mbijetesën, por edhe duke menduar për vitin që vjen.
Shtuar më 20/11/2019, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori