Dinamo ngec ndaj Veleçikut, nuk ka fitues edhe në dy sfidat e tjera
Në fushë sot zbritën ekipet e Kategorisë së Parë. Në Grupin A, binte në sy transferta e Dinamos në transfertë ndaj Veleçikut.

Një ndeshje e sikletshme për blutë, e cila u provua të ishte e tillë duke qenë se kryeqytetasit u ndalën për herë të parë në këtë sezon.

Sfida u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, ku asnjëra prej ekipeve nuk ia doli të konkretizonte rastet. Pas këtij takimi, Dinamo ka shtatë pikë në klasifikimi, ndërsa vendasit morën pikën e parë për këtë sezon.

Ndërkaq, edhe sfida tjetër mes Besëlidhjes dhe Burrelit nuk prodhoi gola edhe pse dy ekipet luftuan deri në fund për të marrë suksesin.

Madje, miqtë shpërdoruan edhe një penallti me sulmuesin Raboshta, teksa pas kësaj sfide kanë 10 pikë në llogari duke ndarë kreun e klasifikimit me Korabin. Nga ana tjetër, Besëlidhja ka shtatë pikë deri në këtë moment të kampionatit.

Sakaq, Korabi, u ndal në një barazim 1-1 ndaj Partizanit B.

Në fakt, miqtë ishin duke shkuar drejt suksesit pas golit të Lalës, megjithatë 14 minuta nga fundi i ndeshjes, Bërdufi realizoi për t’i dhuruar të tijve pikën e parë pas tre ndeshjeve.

/VipSport.al/

Rezultatet:

Partizani B-Korabi 1-1
Shënues: 76′ Bërdufi, 51′ Lala

Veleçiku-Dinamo 0-0

Besëlidhja-Burreli 0-0
Shtuar më 28/11/2020, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori