Dinho: Ka kohë për tu kthyer në Brazil
Pëlqej
Ronaldinho
“Jam shumë mirë tek Milan. Ka kohë për tu kthyer në Brazil”. Ronaldinho driblon kështu pyetjet për të ardhmen e tij. 30-vjeçari Brazilian ka një kontratë me Milanin që e lidh deri në qershor. Për të ardhmen, Dinho flet vetëm kur biseda kalon tek kombëtarja. “Dua të luaj në botërorin e 2014, pranon Dinho që pasi është kthyer me kombëtaren braziliane, kërkon të qëndrojë aty. “Në të ardhmen shpresoj të kem më shumë liri të bëj atë që di më mirë, të krijoj gjëra të bukura me topin”, përfundon ai.

Ndërkohë edhe Ibra shprehet I kënaqur tek Milani dhe I premton besnikëri klubit të tij më të ri. Lajmi vjen nga Suedia. “Milani do të jetë klubi im I fundit, më pas do të rresht së luajturi futboll”, kanë qënë fjalët e Ibrës. Lajmi do hapë diskutime në Suedi pasi ata prisnin që Ibra ta mbyllë karrierën me ndonjë klub suedez.(albeu.com)
Shtuar më 17/11/2010, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori