Disa çështje që duhet të hiqen nga rendi i ditë nga qeveria e re gjithëpërfshirëse
Pëlqej
Nga Jakup Krasniqi

Konsideroj se kapacitetet tona intelektuale e profesionale kanë rezultuar me

argumente e fakte se bisedimet politike me ndërmjetësimin e Brukselit në mes Kosovës e

Serbisë kanë qenë të dëmshme për vendin tonë. Nuk ka asnjë dyshim, Qeveria e ardhshme e

Kosovës me urgjencë duhet të merret me dy çështje politike që janë bërë pengesë për shumë

veprime të domosdoshme në të cilat duhet përqendruar. Madje, jo vetëm të merret me to, por

edhe t’ju japë zgjidhjen e duhur! Zhvillimi i vendit, qeverisja e mirë e vendit nuk guxon të

mbeten peng i dy marrëveshjeve të dëmshme politike, të cilave Kuvendi i Kosovës duhet t’ua

japë zgjidhjen e duhur mbi bazën e një konsensusi nacional. Të gjithë duhet ta dimë se shtetin

me shumë sakrifica e kemi bërë, por, shtetformimin nuk e kemi përfunduar. Prandaj

përgjegjësia politike e partive politike dhe e liderëve të tyre duhet të jenë konform këtij

realiteti.

1. Bisedimet politike të zhvilluara në mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, si në formë dhe

në përmbajtje (duke përfshirë edhe largimin e gjithë aktorëve në ato bisedime) janë bërë

domosdoshmëri. Bisedimet politike me ndërmjetësimin e Brukselit, për çështjet e brendshme

Kosovës, për çështjen e komunitetit serb duhen ndalur, pos atyre çështjeve që i trajton

gjithanshmërisht Dokumenti i Presidentit Ahtisari, pra për ato gjera që jemi marrë vesh në

Bisedimet e Vjenës. Për Marrëveshjen e 19 prillit 2013 Gjykata Kushtetuese ka konstatuar jo

më pak se 23 nene të Kushtetutës janë të papajtueshme me Marrëveshjen e përmendur të

Brukselit. Ndërkaq Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të funksionalizohet

vetëm mbi bazën e Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare. Varianti i

Asociacionit i arritur në Marrëveshjet e Brukselit është antikushtetues dhe si i tillë ai nuk

është i pajtueshëm as më Kartën Evropiane për decentralizimin e pushtetit vendor dhe

Dokumentin Gjithëpërfshirës për Zgjedhjen e Statusit Përfundimtar të Kosovës.

2. Dihet se Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, nga ekspertë të lëmive të

ndryshme është dëshmuar se ishte e gabuar. Sipas ekspertëve, Kosova me atë marrëveshje ka

humbur mbi 8200 hektarë tokë. Dëshmitë që kanë ofruar ekspertët janë të mjaftueshme që

Kuvendi i Kosovës, Ratifikimit të asaj marrëveshje duhet t'i thotë JO dhe tek pastaj të nisin

hapat e rinj për të ecur tutje me marrëveshje të re apo arbitrazh. Qeveria e ardhshme nuk

duhet të zvarritë këtë çështje politike, e cila pa ndonjë arsye na ka lënë varur dhe është bërë

kusht për liberalizimin e vizave.

3. Sa i përket zhvillimit ekonomik dhe investimeve të jashtme apo të brendshme, nuk

mund të bëhet fjalë pa e konstatuar gjendjen se ku jemi. Kështu që së pari duhet të

konstatojmë: sa e si Procesi i Privatizimit në Kosovë (i filluar në kohën e UNMIK-ut) e

ndihmoi zhvillimin ekonomik të vendit? Sa ishte i kriminalizuar ky proces? Kush përfitoi e

kush humbi? Duhet të shikohen të gjitha kontratat e privatizimit e me theks të veçantë ato që

ishim profitabile si: Ferronikeli, Amortizatori, Ballkani i Suharekës, Sharcemi, Distribucioni

e shumë e shumë ndërmarrje të tjera shoqërore e publike. Gjithashtu duhet të dihet pse nuk

pati investime gjatë këtyre viteve në Kosovë, kush i pengoi ato dhe pse? Pse nuk u investua

në ndonjë termocentral të ri kur dihet se thëngjilli fle nën tokën tonë, e të ngjashme. Një

çështje tjetër që kërkon zgjidhje adekuate është pasuria nëntokësore.

4. Gjithashtu është e domosdoshme të konstatohet gjendja në Telekomin e Kosovës. Kush

e solli në këtë gjendje dhe pse? Nuk ka asnjë dyshim, telekomi është në krizë! Ndaj, a jemi

duke i marrë masat konform gjendjes? Madje kush duhet t’i merr këto masa? Konform

gjendjes që është krijuar aty, duhet t'i marrim masat adekuate për t’ia rikthyer publikut

pasurinë e tij! Këtu nuk duhet pritur më për t’i marrë masat e duhura për ta shpëtuar atë

ndërmarrje publike nga kolapsi ku e ka sjellë krimi i organizuar!

5. Gjendja aspak më e mirë nuk është as në Arsim e Shëndetësi. Raporti i PISA-sëështë

tregues më i mirë i gjendjes së mjerë në këtë segment tepër të rëndësishëm për tëardhmen e

vendit. Edhe në këto sisteme publike duhet marrë masat e duhura për ta bërë kthesën e duhur.

6. Për Sistemin e Drejtësisë e sidomos për Prokurorinë e Shtetit nuk do të shtoj asgjë të

re, pasi kjo është krejt jashtë sistemit dhe përgjegjësisë së saj kushtetuese e ligjore.

Depolitizimi i saj dhe funksionimi i saj sipas ligjit e Kushtetutës është i domosdoshëm.

Ndonëse në gjendje më të mirë nuk është as Gjyqësori.

Jam i bindur se në të gjitha fushat e përmendura gjendja është e tillë, për shkak së

organeve vendimmarrëse të partive të mëdha politike që ishin në qeverisje dhe liderëve të

tyre, të cilave/cilëve ju ka munguar dhe po ju mungon vullneti politik për të qeverisur në të

mirë të qytetarëve dhe fatkeqësisht kjo gjendje po vazhdon edhe sot e gjithë ditën. Pa dyshim

kjo gjendje është stimuluar shumë edhe nga jashtë. Mungesa e këtij vullneti po vazhdon edhe

pas 11 qershorit 2017! Këtu prodhohen lajme ditore që nuk i hyjnë askujt në punë dhe për

asgjë!

Siç po shihet, krejt çështja është si t’i shfrytëzojmë kapacitete politike, profesionale e

shkencore për të bërë incizimet e sakta të problemeve në sektorët e përmendur, e sidomos aty

ku na mungojnë konstatimet e sakta! Ajo që dihet është se mjekësia kurrë nuk e shëron të

sëmurin pa e caktuar saktë diagnozën e tij! Ne duhet t’i dimë saktë ku i kemi problemet, për

të krijuar mekanizmat e duhur dhe gjetur njerëzit e duhur për zgjidhjen adekuate të

problemeve.

Kriza paszgjedhore e shfaqur në jetën tonë politike, e cila është mjaft kontroverze, sikur e

qet në plan të parë krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse për t’i dhënë kobit e vendit një

orientim të ri. Natyrisht, nuk ka orientim të ri pa e arritur një konsensus për njeriun dhe

çështjet që duhet të zgjidhen në mandatin gjithëpërfshirës të qeverisjes. Ndaj kjo qeveri

gjithëpërfshirëse do të duhej të shërbente edhe për shtensionimin e kundërthënieve politike, të

cilat kanë arritur në një shkallë të lartë mosdurueshmërie politike. Politika shqiptare, së

këndejmi edhe ajo qytetare e ka të domosdoshme identifikimin e çështjeve që janë të

përbashkëta, pa ia mohuar askujt të drejtën për t’i ruajtur të veçantat e tyre politike.

Politika jonë, kështu si ishte e si është katandisur, zor se i ka kapacitetet e nevojshme

politike, intelektuale, kombëtare e profesionale për të ardhur në përfundimet e duhura se nga

duhet ecur në politikë, në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, në drejtësi e në shtetndërtim! /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori